Zelandë e Re, kryeministrja lehonë premton reforma për familjet (VIDEO)

Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern zgjodhi një mënyrë mjaft origjinale për të lajmëruar reforma masive për familjet në vend, duke u shfaqur në një video në Facebook me vajzën e saj, Neve, që ende nuk ka mbushur dy javë nga lindja.

Në videon që u pa nga mijëra neozelandezë, Ardern flet për jetën e saj si nënë e re dhe e trajton atë me humor, transmeton TCH.

“Kjo është gjendja ime e përhershme aktuale. Ose duke ushqyer vajzën me gji, ose duke e mbajtur në krahë”, thotë Ardern.

E ndërsa trajton po ashtu me humor rrathët e syve nga pagjumësia, apo mungesën e makiazhit, udhëheqësja e Zelandës së Re bëhet shumë serioze kur lajmëron reformën e ligjit për familjet, një nga premtimet themelore të fushatës së laburistëve.

Qëllimi i reformës është të shndërrojë Zelandën e Re në vendin më të mirë në botë për të rritur një familje, e gjithashtu të nxjerrë 64 mijë fëmijë nga varfëria deri në vitin 2020.

Ardern thotë se “paketa e familjes” është arritja e saj më e madhe si kryeministre dhe ka hedhur hapa kolosalë për të ndihmuar vendin.

Që prej lajmërimit, leja e lindjes në Zelandën e Re bëhet 22 javë nga 18 dhe do të shkojë në 26 javë në korrik të vitit 2020. Ardern, e cila vet ka marrë vetëm 6 javë leje lindjeje, tha se që prej 1 korrikut, çdo bebe në Zeladën e Re mund të marrë 60 dollarë në javë në vitin e parë të jetës, ndihmë që mund të shkojë deri në 3 vite për familjet në nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button