Kualifikim dramatik i Kroacisë, Danimarka bie te penalltitë (VIDEO)

Kroaci-Rusi do të jetë çerekfinalja tjetër e këtij Botërori. Kroatët u kualifikuan pas një ndeshje dramatike me Danimarkën pas goditjes së penalltive, ndërsa 120 minuta loje u mbyllën 1-1, njofton TCH.

Dy gola brenda 4 minutave të para dhe më pas dy ekipe të frikësuara për të sulmuar kundërshtarin. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në minutën e 116, Modric kishte të gjitha mundësitë për ta mbyllur çështjen e kualifikimit kur u vu përballë Schmeichel, i cili arriti të ndalte yllin e Realit të Madridit.

Më pas ndeshja shkoi te penalltitë ku më të saktë u treguan kroatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button