BE-ja do të bisedojë me vendet afrikane për krijimin e kampeve të emigrantëve

BE-ja do të fillojë bisedime me vendet afrikane rreth asaj se a janë të gatshëm të krijojnë në territorin e tyre të ashtu quajtura platforma rajonale për pranimin e  emigrantëve, deklaroi eurokomisari për Buxhet Gunter Jotinger.

Ai për gazetën “Frankfurter algemajne cajtung” theksoi se një marrëveshje evropiane për krijimin e atyre qendrave nënkupton pajtueshmëri partneriteti me vendet e Afrikës Veriore, të cilat gjenden ose në Detin Mesdhe, ose në rajonin Sahel.

“Për këtë duhet të merremi vesh menjëherë”, theksoi Jotinger, i cili më herët deklaroi se për ato qendra mund të ndahen gjashtë miliardë mjete evropiane.

Gazeta informon se Libia, Mali, Nigeri dhe Nigeria cilësohen  nga Komisioni si kandidate më kompetente, edhe pse Jotinger nuk thekson ndonjë shtet konkret.

Kancelari austriak Sebastijan Kurc, vendi i të cilit prej sot e mori kryesimin me BE-në, deklaroi dje se është e rëndësishme që vende të caktuara të BE-së t’i shfrytëzojnë lidhjet e tyre me shtetet afrikane dhe të gjejnë zgjidhje për çështjen evropiane me qendrat e pranimit.

Deri në këto momente asnjë shtet afrikanoverior nuk ka dhënë sinjal se dëshiron që të pranojë në territorin e tij emigrantë, ndërsa disa shtete, në mesin  e të cilave Egjipti, Libia dhe Maroku tashmë e hodhën poshtë këtë ide.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button