Parking me pagesë për motoçiklistët e Shkupit, deklarohet Petre Shilegov për protestën

“Parkingu për motor nuk paguhet në asnjë shtet të Evropës, dhe nuk do të paguhet as në Maqedoni”, kjo është porosia e motoçiklistëve, të cilat protestuan sot për shkak të propozim iniciativës së Qytetit të Shkupit, që të paguhet nga 5 deri në 7 denarë për orë parkingu i motorëve, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka deklaruar se vitin e parë parkingu do të jetë falas, kurse më pas do të paguhet, propozim i papranueshëm për motoçiklistët, të cilët të revoltuar pyetën: “A është qëllimi që të mbushet arka e qytetit?”.

Sipas Shilegovit, pagesa prej 5 deri 7 denarë për orë për parking të motorëve nuk bëhet që ai të përfitojë, por që të përmirësohet infrastruktura e qytetit.

Por ka edhe nga ata qytetarë që thonë se parkingu i motorëve duhet të definohet në bazë të kubikut që e posedojnë. Para Qytetit të Shkupit, edhe nesër do të qëndrojnë një pjesë e motoçiklistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button