Drama me penaltitë, edhe Spanja shkon në shtëpi, Rusia e eliminoi

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Rusisë kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Botës, e cila zgjati plot 120 minuta, ndërsa pas penalltive ishin nikoqirët të cilët fituan me rezultat 4-3, shkruan Telegrafi.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga spanjollët, të cilët rrezikuan më shumë dhe menaxhuan lojën, por të dyja kombëtaret arritën ta shënojnë nga një gol.

E para që gjeti rrugën e golit ishte kombëtarja La Roja, ku në minutën e 12-të të ndeshjes pas në harkimi të Marco Asensios ishte mbrojtësi Sergey Ignashevich që shënoi në golin e tij për 1-0.

 Momenti i golit të Spanjës (Getty Images)

Megjithatë, rusët arritën të kthehen në lojë në minutën e 42-të, ku Artem Dzyuba shënoi nga pika e bardhë për 1-1 pasi më parë Gerard Pique luajti me dorë në zonë.

 Festa e Dzyubas pas golit të barazimit (Getty Images)

Në pjesën e dytë, përsëri Spanja diktoi lojën dhe ishte më kërkuese për golin e fitores, për dallim nga Rusia që mbrohej dhe tentonte befasinë me kundërsulme.

Spanja kishte rast të mirë të gjente golin në minutën e 85-të, por portieri Igor Akinfeev priti dy goditje të njëpasnjëshme të Andres Iniestas dhe Iago Aspasit, ndërsa pas 90 minutave ndeshja përfundoi me barazim 1-1 dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

 Hierro duke motivuar futbollistët për vazhdime (Getty Images)

Në 15 minutat e parë të vazhdimeve ishte ekipi i Fernando Hierros që dominoi totalisht, por pa arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Dominimi zgjati edhe në 15 minutat e dytë të vazhdimeve, por Rusia u mbajt mirë dhe ndeshja pas 120 minutave lojë përfundoi me rezultat 1-1 dhe fituesi u desh të zgjidhet pas penalltive.

Në penallti më të saktë ishin rusët, të cilët arritën të shënojnë katër gjuajtjet e para, ndërsa Spanja humbi dy penallti me Koken dhe Aspasin.

https://www.dailymotion.com/video/x6nblsu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button