Siri, rreth 200 mijë civilë kanë emigruar nga Dera

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se 198 mijë civilë kanë emigruar në kufirin e Jordanisë dhe të Izraelit për shkak të dhunës së regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në qytetin Dera, në jugperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar një raport në lidhje me sulmet e regjimit të Asadit dhe të mbështetësve të tij, të nisur në muajin e kaluar ndaj qytetit Dera, për të marrë nën kontroll rajonet e kontrolluara nga opozitarët.

Në raport thuhet se në sulmet nga 15 deri më 30 qershor të regjimit të Asadit me mbështetjen ajrore të Rusisë në Dera kanë humbur jetën të paktën 214 civilë, 65 prej tyre fëmijë dhe 43 gra.

Në raport thuhet se si pasojë e sulmeve 198 mijë civilë janë detyruar të emigrojnë në kufirin e Jordanisë dhe Izraelit.

Regjimi dhe mbështetësit e tij pasi morën nën kontroll Gutën Lindore pranë Damaskut dhe Homsin në pjesën qendrore të vendit të cilat janë zona për uljen e tensioneve, më 20 qershor nisën një operacion në pjesën jugperëndimore të vendit.

Qytetet Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të vendit ishin një nga 4 zonat për uljen e tensioneve të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanas, Turqisë, Iranit dhe Rusisë. Dy muaj më pas Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërsa më pas edhe SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh herë kanë përsëritur se janë të shqetësuar për jetën e 750 mijë personave në qytetin Dera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button