Një burrë është plaçkitur në “Aradhat Partizanese”

Një burrë ishte plaçkitur mbrëmë nga dy persona të panjohur në bulevardin “Aradhat Partizanese”.

Në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup mbrëmë në orën 23:55 minuta, A.C.(56) kishte denoncuar se në ditën e njëjtë rreth orës 23:30 minuta në bulevardin “Aradhat Partizanese” nga ana e dy personave të panjohur i ishte kryer plaçkitje në mënyrë të shëmtuar me çka i ishte marrë një çantë në të cilën kishte 4.000 euro, 50.000 denarë dhe dokumente personale.

Autorët e grabitjes, grabitjen e kishin kryer në atë mënyrë që derisa denoncuesi e ngiste biçikletën personat me motoçikletë i ishin afruar prej pas shpine dhe nga shporta i kishin marr çantën pas çka e kishin lëshuar vendin e ngjarjes duke u pajisur me pronësi të paligjshme prej rreth 300.000 denarëve.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button