fbpx

Banja e Tetovës – Komuna ende pa projekt

Banja e Tetovës e cila mbledh shumë vizitorë për shkak të vetive shëruese që ka, të njejtit i kthen të zhgënjyer. Ambienti jo shumë i pastër, rrugët e reja të rrënuara, shembjet e mureve anësore dhe mungesa e ulëseve për të pushuar, janë këtë imazhet nga të cilat rrethohen vizitorët dhe pushuesit. Sipas tyre, ky vend ka nevojë për më tepër kujdes dhe mbrojtje institucionale.

Bashkim Islami, njëri nga të anketuarit e Portalb.mk, u shpreh se ky vend është lënë në harresë nga institucionet.

“Banjat e Tetovës janë lënë në harresë, asnjë institucion nuk merret dhe nuk investon në këtë pjesë, që është për të ardhur keq. Ne vijmë ecim këtu cdo mbrëmje, por kushtet nuk janë fare në nivelin që duhet të jenë”, tha Islami.

Ndërkaq, Sedat Sherifi shprehet se duhet të punohet më tepër nga komuna që ky vend të jetë në nivelin që duhet.

“Këtu kemi parë vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit. A nuk është për të ardhur keq që atyre vizitorëve të ua ofrojmë këtë pamje. Institucionet duhet të punojnë për këtë pjesë të qytetit se me të vërtetë është për të ardhur keq”, tha Sherifi.

Krahas të tjerave, edhe pamjet e sjella përmes fotografive tona tregojnë se muret anësore të rrugës së banjës në Tetovë, vazhdojnë të jenë të parregulluara.

E pyetur rreth gjendjes së mureve anesore , kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se se për banjën e Tetovës janë ndarë mjete buxhetore dhe sapo projekti të jetë gati, do të fillojnë punimet në ato pjesë të caktuara.

“Për shkak se rruga është rënuar në disa pjesë edhe muret anësore që janë vendosur, jemi duke përgaditur një projekt me anë të të cilit do të ndërtohen mure anësore në pjesë ku ka shembje të dheut. Tashmë, komuna e Tetovës ka ndarë edhe mjete buxhetore për këtë pjesë dhe sapo projekti të jetë gati do të fillohet edhe me punë, ndërsa nga Pyjet e Maqedonisë na është premtuar që në këtë pjesë të bëhet edhe pyllëzimi i zonës me 1000 fidane të reja të cilat do të mbillen në tetor, koha kur edhe mbillen fidanet” – u shpreh Arifi.

Dhe, derisa projekti i komunës të jetë gati dhe punimet të fillojnë, qytetarët dhe vizitorët e Banjave të Tetovës do duhet të mjaftohen me gjendjen aktuale.

Shembjet anësore e bëjnë të pasigurtë rrugën e re të Banjës së e Tetovës (FOTO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close