Forumi rinor i Lëvizjes BESA me kryetar Kasamin: Duam sport e jo kazino e bastore

Forumi rinor i Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin sot në Tetovë ka mbajtur aktivitet sportiv me qëllim që ti përçojë mesazh Komunës së Tetovës për premtimet që nuk i mban, njofton Portalb.mk.

“Jemi grumbulluar sot këtu për të dëshmuar një fotografi tjetër të rinisë shqiptare, që si duket pushteti aktual dhe udhëheqësia e Komunës së Tetovës kanë harruar që t’i ofrojnë rinisë aktivitet sportiv si ky që organizojmë sot ne, por edhe aktivitete tjera kulturore edhe edukativo-arsimore.
Për fat të keq fati i rinisë shqiptare, sidomos asaj në Tetovë është lënë në dorë të lojërave të fatit, kazinove dhe bastoreve. Sot, në vend që Tetovës ti ofrohet që afër shkollave të ketë qendra edukative, sportive dhe kulturore, ky pushtet rinisë shqiptare i ofron në çdo kënd kazino dhe bastore.” tha kryetari i Forumit Rinor, Dauti.

Sipas ti, për çdo ditë bindemi se thënia e famshme e kësaj qeverie “jetë për të gjithë” po shndërrohet në një ankth për rininë shqiptare.

“Pasi që jeta që ofron ky pushtet është mjerimi dhe devijimi nga vlerat shoqërore dhe tradita e familjes shqiptare. Ky pushtet që gjithmonë po flet për vlerat evropiane si duket po punon që rinisë shqiptare ti lerë dy rrugë: o kazinon dhe bastoren ose mërgimin në Evropë.” tha ai.

Kjo parti apelon deri te Qeveria dhe te udhëheqësia e Komunës së Tetovës që “urgjentisht të dëgjojë zërin e rinisë shqiptare dhe në vend që të lejojë hapjen e kazinove dhe bastoreve të investojë në hapjen e fushave të sportit, bibliotekave, kinemave dhe teatrove.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button