Kjo është zyrtarja e MASHT’it që u kap në Bruksel duke vjedhur

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi e ka konfirmuar edhe emrin e zyrtares së suspenduar nga puna në MASHT pas kapjes së saj nga policia duke vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel. Ajo është Igballe Cakaj, udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit, shkruajnë mediat kosovare.

Ministri u ka thënë mediave se me të marrë vesh për rastin e ka suspenduar këtë zyrtare, dhe po presin informata shtesë dhe tutje sipas procedurave do të jetë Komisioni Disiplinor që do t’i ndërmarr masat.

Më herët gjatë ditës, Gazeta Metro i kishte publikuar inicialet e emrit të saj, duke ruajtur identitetin e plotë, pasi në ministri kishin thënë se janë ende duke pritur informata zyrtare nga Brukseli.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button