Ministri i bujqësisë: Do të paguajmë 12 milion euro për seksionin e furnizimit me ujë

Sistemet për ujitje me vite kanë qenë të lëna pas dore dhe prandaj ka edhe ulje të prodhimit bujqësor dhe ulje të cilësisë. Këtë vit do të paguhen 12 milionë euro për seksionin e furnizimit me ujë, ndërsa pason edhe riorganizim i përgjithshëm, thotë ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski në intervistën e sotme të Radios Evropa e Lirë.

“Nuk e di se si sistemet e ujitjes mund të jenë kaq të lënë pas dore dhe shteti të mos investojë aspak, të mos i rikonstruktojë dhe të mos orientohet për të ndërtuar sisteme të reja. Ajo që ne theksuam dhe ajo që kemi premtuar përpara qytetarëve dhe është pjesë e programit tonë të qeverisë, është se ne do të japim dhjetë milionë euro në vit për sistemet e ujitjes. Këtë vit, vetëm përmes Programit të Zhvillimit Rural, ne do të paguajmë 12 milion euro për seksionin e furnizimit me ujë”, citon Nikollovski.

Po fillojmë, shton, një reformë të madhe për riorganizimin dhe transformimin e SH.A Ujësjellësi dhe thotë se janë përpjekur në këtë vit për të riparuar të gjitha problemet që kemi terren.

“Kemi pasur bllokada, pengesa, sisteme jofunksional pikërisht në kulmin e prodhimit bujqësor. Kjo çoi në zvogëlimin e prodhimit dhe zvogëlimin e cilësisë së prodhimit”, tha ministri.

Siç shpjegon, para dy ditëve është prezantuar analiza të cilën në fillim të mandatit e kërkuan nga Delegacioni i Bashkimit Evropian mbi ndikimin e subvencioneve në zhvillimin e përgjithshëm, e cila i tregoi dobësitë.

Analiza do të jetë subjekt i një pune gjithëpërfshirëse brenda Ministrisë dhe institucioneve dhe tregon se sistemi ynë nuk është kompaktibil me politikat bujqësore të BE, thekson Ministri i Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button