Botërori 2018, vazhdojnë ethet e të tetës së finales

Ndeshja e tetës së finales mes Spanjës dhe Rusisë do të luhet sot, më 1 korrik në ora 16:00 në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Më vonë në ora 10.00 kemi ndeshjen Kroaci – Danimarkë.

Ndryshe, Federata spanjolle e Futbollit ka bërë të ditur se disa lojtarë të saj i janë nënshtruar një testi të dopingut në hotelin në Moskë.

Federata spanjolle thekson se disa futbollistë të saj u kanë dhënë zyrtarëve të FIFA-s mostrat e urinës dhe të gjakut të tyre, por pa zbuluar se për cilët lojtarë bëhet fjalë.

Nesër do të zhvillohen dy ndeshje edhe atë Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni
Nesër do të zhvillohen 2 ndeshje në raundin e 1/8 së finales.
Ndeshja e parë do zhvillohet në stadiumin “Samara Arena” në mes të Brazilit dhe Meksikës, në ora 16:00.

Me këtë ndeshje të dy kombëtaret do të dalin në ndeshjen e parë në këtë stadium në kampionat.

Ndërsa ndeshja e dytë e ditës do të luhet në mes të Belgjikës dhe Japonisë në ora 20:00.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rostov Arena”.

Kjo njëkohësisht do të jetë ndeshja e fundit në qytetin Rostov për këtë kampionat. Para kësaj, në Rostov u luajtën edhe 4 ndeshje tjera në grupe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button