Ronaldo komenton humbjen: Ishim më të mirë, por në fund numërohen golat

Ylli portugez Kristiano Ronaldo ishte i zhgënjyer  pas humbjes nga Uruguaji mbrëmë në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Portugezët humbn 2:1, ndërsa Ronaldo konsideron se kanë qenë më të mirë si rival.

“Kemi luajtur më mirë se Uruguai dhe meritonim më shumë nga kjo sfidë. Në futboll fiton gjithmonë ai që shënon më shumë. Si kapiten i Kombëtares, jam krenar për këtë grup dhe për punën e bërë të gjithë si lojtarët ashtu edhe stafi”, tha Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se është i bindur që ka dhënë më të mirën nga vetja.

“Largohem nga ky Botëror i bindur se kam dhënë më të mirën nga vetja edhe pse nuk shkuam aty ku të gjithë dëshironim. Por kjo Kombëtare do të vazhdojë të fitojë në të ardhmen”, tha Ronaldo.

Sa i përket të ardhmes së tij ai tha se nuk është momenti i duhur për të folur tani për këtë.

“Kombëtarja jonë mbetet njëra nga më të mirat në botë dhe do të vazhdojë të triumfojë edhe në të ardhmen”, përfundoi Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë largohet nga Rusia me katër gola të shënuar në katër ndeshjet e luajtura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button