Carovska: Mos u mashtroni nga lajmet e rreme, nuk ndërtojmë kamp për refugjatët

Në qendrën e pranimit në Vizbeg do të ndërtohet lagje për personat e pastrehë të cilët deri para pak kohësh jetonin nën Kala, ndërsa jo kamp për emigrantë, bëri të ditur sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska  në profilin e saj të Fejsbukut.

VMRO-DMNE-ja, thekson Carovska, po përhap lajme të rreme se në qendrën e pranimit në Vizbeg do të ndërtohen kampe të emigrantëve.

“U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të dokumenteve të rreme të cilat po shpërndahen nëpër rrjetet sociale.  E vërteta është në vijim: Në qendrën e pranimit në Vizbeg do të ndërtohet  lagje për personat e pastrehë të cilët deri para pak kohësh jetonin nën Kala, ndërsa jo kamp për emigrantë.  Ky vendim është miratuar që prej para një viti me të cilin Qeveria do t’iu sigurojë shtëpi të përhershme më shumë se 80 personave të cilët jetonin në rrugë. Dukshëm paniku te VMRO-DPMNE-ja është shumë i madh prandaj janë të gatshëm që këto vendime humane t’i keqpërdorin. Përsëri qartë porosisim – kampe të emigrantëve nuk do të ndërtohen dhe emigrantë nuk do të sillen në vendin tonë”, qëndron në publikimin.

Komuna e Karposhit, më herët sot, gjithashtu, i mohoi informacionet të cilat u plasuan në rrjetet sociale se qendër e tillë pranuese do të ndërtohet në Bardovcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button