Është e mundur që drejtori i Gazetën Zyrtare ta publikojë marrëveshjen me Greqinë pa nënshkrimin e Ivanovit

Ekziston mundësi që drejtori i “Gazetës Zyrtare”, Martin Kostovski t’i publikojë ligjin për marrëveshjen për emrin dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve pa nënshkrimin e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, nëse këto akte i merr vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

“Do t’i ndjek të gjitha rregullat pozitive juridike të Republikës së Maqedonisë, por megjithatë Ndërmarrja publike “Gazeta Zyrtare” aspak nuk do të jetë pengesë për proceset e ardhshme dhe progresive në të cilat ecë Republika e Maqedonisë”, deklaroi drejtori Kostovski për Alsat M.

Përgjigja e Kostovskit vjen një ditë pas deklaratës së Xhaferit se nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin, atëherë ai me nënshkrimin e tij do t’i dorëzojë në “Gazetën Zyrtare” për publikim.

Xhaferi: Ivanov nuk është përgjigjur në thirrjet e mia për takim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button