fbpx

Xhaferi: Ivanov nuk është përgjigjur në thirrjet e mia për takim

“Presidenti i shtetit e ka bërë praktikë mosnënshtrimin e dekretëve dhe të përzihet në punën e pushtetit ligjvënës”. Me këto fjalë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për TV 21 e shpjegoi vendimin e Gjorge Ivanovit për mosnënshtrimin e dekretit për marrëveshjen me Greqinë, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit tha se ligji i gjuhëve dhe propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të dërgohen në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin e tij.

Xhaferi shpjegoi se edhe pas shpalljes së ligjit të gjuhëve, është përpjekur të caktojë datë për takim me Ivanovin, por, siç tha, nuk ka marrë përgjigje për kërkesën e tij.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close