Pas 5 muajve, ulja e harxhimeve rrugore të deputetëve përpara filtrit të komisionit

25 deputetë nga LSDM kanë propozuar ndryshim të kompensimit për shfrytëzimin e veturave private për qëllime zyrtare. Në vend të 3o-të përqind të parave, të konstatuara nga çmimi i shitjes për një litër derivat, sipas kilometrave të kaluara në veturën e cila shfrytëzohet, deputetët tani do të marrin 20 përqind të çmimit që shitet një litër derivat. Në propozim-ndryshim shkruhet se me atë do të kursehet Buxheti, njofton Portalb.mk.

“Arsya kryesore që deputetët i shfrytëzojnë veturat e tyre për qëllime zyrtare është për shkak të mosekzistimit të transportit përkatës, me autobus ose tren, i cili do t’i përmbushte kërkesat dhe nevojat reale”, shkruan në propozim-ligjin.

I njëjti fillimisht e ka kaluar filtrin në janar të këtij viti, ndërkaq pas 5 muajve do të shqyrtohet edhe nga anëtarët e Komisionit për sistem politik, pas së cilës duhet që të vendoset në votim.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, deklaroi se pas pranimit të këtij propozim-ligji, planifikojnë të dorëzojnë propozim për ndryshim të formulimit për shpagimin e kompensimeve me tregim llogarisë fiskale, të paguara nga kartela kreditore ose debitore.

Grupi i deputetëve të BDI-së, paralajmëroi se kërkon shfuqizimin e plotë të kompensimit për harxhimet rrugore, por propozimi, tnai për tani, nuk është dorëzuar zyrtarisht për shqyrtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button