Bëhet e ditur kur Qeveria do t’i tregojë negociuesit me BE-në

Ditët e fundit janë moment historik për integrimin euroatlantik të Maqedonisë,  që nga Këshilli Evropian ka marrë një plan të saktë për bisedime – në qershor të vitit 2019 – për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, tha sot në konferencë për shtyp zëvendës kryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani.

Me këtë vendimin të BE-së marrim njohje të qartë të progresit tonë nga ana e BE-së, në fakt nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së me çka mbyllet çështja për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, tha Osmani.

Deri më 17 korrik, Maqedonia duhet të formojë ekipin negociues me BE, i cili do të ketë negociator politik dhe teknik. Sipas Osmani, administrata jonë është e gatshme t’u përgjigjet negociatave.

Deri më 17 korrik, ne duhet të kemi emra. Bëhet fjalë për negociator politik dhe negociator teknik. Në pjesën e negociatave politike, Sekretariati për çështje evropiane mbetet koordinatori kryesor i gjithë procesit, ndërsa kush në pjesën teknike do të koordinojë punën, do të vendosim në ditët e ardhshme, tha Osmani.

Negociatori politik do të koordinojë ministritë ndërsa negociatori teknik grupet e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button