Botërori 2018, sot fillojnë ethet e të tetës së finales

 Kampionati Botëror në Futboll, “Rusi 2018”, të shtunën vazhdon garat me ndeshjet eliminatore të vlefshme për të tetën e finales, ku në orar janë dy ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e parë e cila do të luhet në stadiumin Kazan me fillim në ora 16:00, kombëtarja e Francës do të përballet kundër Argjentinës.

Të njohur si “Les Bleus” (të Kaltërtit), Franca doli fituese e grupit C, ku luajti bashkë me Danimarkën, Perunë dhe Australinë.

Kundërshtari i tyre, Argjentina, u kualifikua me shumë telashe, duke siguruar vendin në mesin e 16 kombëtareve më të mira në ndeshjen e fundit të grupeve kundër Nigerisë, të cilën e mposhti me rezultatin 2:1, në një sfidë plotë emocione dhe një gol të shënuar në fundin e lojës, më saktësisht në minutën e 86-të nga heroi Marcos Rojo.

Ne ndeshjen e dytë të ditës, Uruguai dhe Portugalia do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Uruguai mposhti Rusinë 3-0, për të siguruar vendin e parë në grupin A me nëntë pikë maksimale, ndërkohë që kundërshtari i tyre, Portugalia u kualifikua me shumë mund, duke barazuar me Iranin 1:1, në një ndeshje e cila u luajt në Mordovia Arena.

Në mesin e 16 kombëtareve të fundit ka 10 skuadra evropiane: Portugalia, Franca, Belgjika, Spanja, Rusia, Kroacia, Danimarka, Suedia, Zvicra dhe Anglia, pesë skuadra janë nga Amerika Latine, Brazili, Argjentina, Uruguai, Meksika dhe Kolumbia, dhe vetëm një nga Azia, Japonia.

– Çiftet e të tetës së finales:

– 30 qershor

Francë – Argjentinë 16:00

Uruguaj – Portugali 20:00

– 1 korrik

Spanjë – Rusi 16:00

Kroaci – Danimarkë 20:00

– 2 korrik

Brazil – Meksikë 16:00

Belgjikë – Japoni në 20:00

– 3 korrik

Suedi – Zvicër 16:00

Kolumbi – Angli 20:00

* fituesit kualifikohen në çerekfinale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button