fbpx

Tifozët e Meksikës heqin dorë nga parada në Moskë

Pas kundërshtimit të Partisë Komuniste ruse, tifozët të futbollit nga Meksika, kanë hequr dorë që të festojnë duke organizuar një paradë në Sheshin e Kuq të Moskës. Ata planifikonin që përmes kësaj parade të festonin kualifikimin e mëtejmë të kombëtares së tyre në Kupën e Botës.

Tifozët meksikanë kishin planifikuar që të zhvillonin një paradë në Moskë të titulluar “Dita e të Vdekurve”. Ata planifikonin që të marshonin në Sheshin e Kuq me kostume dhe skelete – festime të ngjajshme që bëhen në Meksikë çdo vit, për të nderuar të vdekurit, transmeton REL.

Por, anëtarët e Partisë Komuniste ruse kanë refuzuar që meksikanët të zhvillojnë një performacë të tillë, të cilën e kanë cilësuar si “ritual makabër”. Ata kanë refuzuar që një paradë e tillë të mbahet në këtë shesh, ku gjendet edhe varri i Vladimir Leninit dhe heronjve të tjerë rusë.

Zëdhënësi I kësaj partie, Sergei Malinkovich ka thënë se anëtarët e kësaj partie e konsiderojnë Sheshin e Kuq si vend të “shenjtë” dhe se shumica e rusëve do të ndiheshin të ofenduar nëse një paradë e tillë do të mbahej në këtë hapësirë.

Edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse ruse kanë shprehur kundërshtimin e tyre me paradën e tifozëve meksikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button