Legalizimet, reagon BDI Gostivar: Taravari vë në huti qytetarët nga mosnjohja e procesit

Bashkimi Demokratik për Integrim  – BDI, dega në Gostivar reagon ndaj njoftimit të Komunës së Gostivarit rreth afateve për rregullimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje (legalizim) pasi i njëjti është jo i plotë dhe shtinë huti te qytetarët se sot (e shtunë) është afati i fundit për dorëzimin të kërkesave për të gjithë ata aplikues të cilëve u është refuzuar kërkesa për legalizim e parashtruar në vitin 2011.

“Sqarojmë se të gjithë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën e Gostivarit deri më 3 mars 2011, sipas Ligjit kanë të drejtë të dorëzojnë kërkesa të reja deri më 31 Dhjetor 2018.

Kurse sot është afati i fundit për kërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për shkak të moskompletimin e dokumentave dhe për dorëzim të elaboratit gjeodezik për objektet e ndërtuara pa leje për të cilët kërkesë është parashtruar në vitin 2015/2016.

Prandaj i ftojmë qytetarët të shfrytëzojnë afatet për të rregulluar statusin juridik të objektit të tyre të ndërtuar pa leje dhe të rregullojnë statusin juridik të objekteve të tyre dhe të pajisen me fletë pronësore.

Lëshimet e tilla tregojnë qartë se drejtuesit e komunës së Gostivarit edhe pas 7 muajve qeverisje nuk janë në rrjedha me procesin e punës dhe nuk kanë aftësi të menaxhojnë me institucione publike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Gostivar, nesër dita e fundit për legalizimin e objekteve pa leje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button