Enver Hoxhaj: Marrëveshja Shkup-Athinë e dobishme për rajonin, Moska punon në destabilizimin e Ballkanit

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës Enver Hoxhaj, vlerëson se ndikimi i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Ballkanit, ndërsa marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit e ka vlerësuar si të dobishme për gjithë rajonin.

Sipas kumtesës së kabinetit të Hoxhajt, ai këto qëndrime i ka shprehur gjatë kohës së vizitës zyrtare në Londër, ku është takuar me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan dhe përfaqësues të Parlamentit të Britanisë ndërsa ka marrë pjesë edhe në konferencën përgatitore për samitin e Londrës për Ballkanin perëndimor, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 korrik ndërsa në organizim të Dhomës së Lordëve.

“Për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkan, të gjitha vendet duhet të përkushtohen në rrugën drejt BE-së, e në veçanti Serbia. Ballkani Perëndimor duhet ta kapitalizojë momentin pozitiv pas marrëveshjes Athinë – Shkup, derisa Kosova e Serbia po hyjnë në fazën finale të dialogut që duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

Në konferencën për Ballkanin Perëndimor, Hoxhaj theksoi se shqetësimet për sigurinë e Ballkanit janë çështjet e hapura mes shteteve, por edhe kërcënimet e jashtme siç bie fjala ndikimi i Rusisë, e cila punon vazhdimisht për destabilizimin e rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button