Khedira zbulon të vërtetën, dështimi i Gjermanisë mund të shmangej

Pas zhgënjimit të madh për eliminimin në fazën me grupe të Botërorit të Gjermanisë së tij, Sami Khedira ka folur për “Bild” dhe ka zbuluar se: “Askush nga ne nuk ka shkuar në Rusi në maksimumin e formës, por nuk dua të kritikoj shokët e mi të skuadrës”, ka thënë mesfushori, transmeton Telesport.

“Paraqitjet e mia janë të pashpjegueshme, në Torino kam luajtur sezonin më të mirë të jetës time, ishte gjithçka perfekte, më pas shkoj në Rusi dhe luaj keq kundër Meksikës dhe Koresë së Jugut. Nuk më ka ndodhur kurrë, duhet të kuptoj pse, por është e drejtë të kritikohem unë dhe shokët e mi”.

“Kam provuar të fle, por nuk ia kam dalë, jam zgjuar vazhdimisht. Ndiej shumë dhimbje, nuk arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur. E kam të vështirë ta pranoj se turneu ka zgjedhur vetëm dy javë për ne. Më vjen shumë keq për tifozët”.

“Të tërhiqem nga kombëtarja? E kuptoj se tani, pas një paraqitjeje të tillë, vijnë pyetje të tilla, por nuk dua të përgjigjem në këtë moment. duhet të kuptoj çfarë shkoi keq dhe më pas do të flas me Low”.

“Nëse ai do të qëndrojë? Për mendimin, ai duhet të qëndrojë, por duhet të vendosë vetë. Nuk kemi qenë arrogantë dhe as të qetë, por kur e ndien presionin gjërat përkeqësohen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button