Psikologët, çfarë u ndodh fëmijëve ku u bërtasim

Të krijosh një komunikim me fëmijën nuk është dhe aq e lehtë, për vetë faktin se ata janë shumë këmbëngulës në dëshirat e tyre. Por sfida më e madhe e prindit është durimi, pa llogaritur fare ngarkesën e dtës, ky nuk është fare problem I fëmijës. Atëherë kur e humbasim toruan dhe vetja del nga kontrolli duhet të kemi parasysh këshillat, shkruan Bordo.al.

Zëri i lartë ndaj fëmijës për psikologët është një gabim shumë i madh, ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e tij.  Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, bllokimi i veprimit të fëmijëve menjëherë duke u ngritur zërin u shkakton frikë dhe faj. Kjo metodë nuk i ndihmon fëmijët të bëhen më të vetëdijshëm për sjelljen e duhur që duhet të ndjekin.

Koncepti i sfidës duket se lidhet drejtpërdrejt me këtë modalitet, sepse nëse rregulli ndiqet me frikë, pasojat ndaj saj vetëm shtohen. Shpesh ndodh që ndalimi I menjëhershëm I veprimit që kërkon të bëjë ndërpret zhvillimin e mëtejshëm të mendimit të tij.

 

Atëherë reagim ndaj autoritetit është një hap drejt sfidës, sipas pediatërve të SHBA. Kjo është arsyeja pse rregulli i parë për të ndaluar mekanizmin është të ndryshojë komunikimin: Të flasim më zë të ulët duke tërhequr kështu akoma më shumë vëmendjen e fëmijës që kërkon të mësojë se çfarë po i thuhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button