Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: Gjyqësori vazhdon të jetë në shërbim të pushtetit

Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin, nëpërmjet një konference për shtyp, ka alarmuar për gjendjen e sistemit gjyqësor i cili, sipas tyre, vazhdon edhe me tutje të jetë në shërbim të pushtetit.

“Me këtë rast duam të përkujtojmë se pushteti aktual, fitoj besimin e qytetarëve pikërisht duke treguar se gjyqësori është skajshmërisht i politizuar. Pas marrjes së datës të kushtëzuar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, një nga shtyllat më problematike përmendet pikërisht sistemi gjyqësor, pa reformimin e të cilit anëtarësimi në BE do mbetej vetëm një ëndërr”, tha Kastriot Rexhepi.

Ata gjithashtu përmendën disa raste të cilat, sipas tyre, janë dëshmi eklatante se kemi gjykata jo efikase, të kontrolluara nga pushteti dhe në shërbim të partive në pushtet.

“Rasti i njohur si “Alfa” ku persona të pafajshëm mbajnë dënim me burg, apo rasti i “Almirit” ku u bë rikualifikim i lëndës. Po ashtu edhe në rastin e rrahjes brutale të deputetëve më 27 Prill të vitit të kaluar ku nga aktakuza për tentim vrasje të një deputeti shqiptar nga disa persona u rikualifikua si pjesëmarrje në turmë . Të gjithë këtyre rasteve të dyshimta të këtij gjyqësori të kapur i shtohet edhe precedentit juridik që po ndodh më rastin e Lëvizjes Besa ku nga një lëndë e pastër juridike me pjesëmarrjen në pushtet të njërës pale gjykata ndryshon rrënjësisht qasjen në këtë proces duke e futur në labirintet juridike për të zvarritur epilogun me të vetmen arsye që ta stërzgjatë këtë proces duke na dëmtuar neve si parti opozitare. E gjithë kjo ka për qëllim të na pamundësohet artikulimi i zërit opozitar në skenën politike duke dashur të na fokusojë të gjithë energjinë për të zhvilluar një beteje juridike, gjë që po ndodh për herë të parë në 28 vitet që nga pavarësia e Maqedonisë”, tha Rexhepi.

A është ky shteti që duam? A është ky shteti i së drejtës dhe a është kjo për të cilën me muaj të tërë dolëm rrugëve për të protestuar pikërisht për padrejtësitë që i instaloi pushteti i kaluar dhe që fatkeqësisht me perfeksion i vazhdon pushteti aktual?, pyesin nga Lëvizja BESA, me kryetar Bilall Kasamin.

“Apelojmë deri te pushteti aktual që të heq dorë nga ndikimet politike dhe të punojë në reformimin e mirëfillte të gjykatave dhe sundimi i së drejtës të jetë shtylla kryesore që do integrojë Maqedoninë në BE. Deri sa kemi pushtet i cili drejtësinë e merr në duart e veta dhe shtyp opozitën shqiptare integrimi në BE do jetë vetëm një iluzion. Rikujtojmë se ndryshimi i emrit të shtetit ka qene vetëm kusht politik për Maqedoninë ndërsa reformat dhe vetëm reformat në gjyqësi janë çelësi i cili mund të futë Maqedoninë në familjen e vlerave evropiane”, tha Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button