Gjermania në çerekfinale (VIDEO)

Përfaqësuesja e Gjermanisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian – Euro 2012, pas triumfit prej 2-1 ndaj Holandës në xhiron e dytë të fazës grupore.

Në gjysmën e parë ‘Die Mannschaft’ ishin skuadër mjaft efikase duke realizuar dy herë, ndërkohë që edhe holandezët ishin mjaft të angazhuar.

Pas një aksioni ekipor, Bastian Schweinsteiger e gjeti për mrekulli Mario Gomezin, i cili e përfundoi si duhet sulmin duke kaluar kombëtaren e tij në epërsi (24’).

Një tjetër aksion i organizuar i kombëtares gjermane solli golin e dytë. Sërish realizues ishte Gomez (38’), ndërsa asistimi ishte po ashtu i Schweinsteiger.

Në gjysmën e dytë, përfaqësuesja e Holandës u përpoq që të kthehej në lojë, mirëpo me vështirësi depërtonte në zonën e gjermanëve.

Pas angazhimit të vazhdueshëm, Robin van Persie pranoi një top nga Wesley Sneijder për të shënuar një gol të bukur (73’).

Tulipanët e kërkuan edhe golin e dytë, mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk arritën që të thyenin ekipin e Joachim Loew.

Gjermania kualifikohet në çerekfinale nga pozita e parë në Grupin B, ndërsa përfaqësuesja e dytë që do të kualifikohet nga ky grup do të mësohet pas xhiros së fundit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button