Më 5 dhe 6 korrik, deputetët përsëri do të votojnë për Marrëveshjen e Emrit

Më 5 ose 6 korrik, do të caktohet seanca kuvendore në të cilën do të duhet që deputetët të votojnë për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Pastaj, ashtu siç tha ai, nëse për të dytën herë presidenti i shtetit nuk e nënshkruan dekretin dhe ajo kalon në praktikë, do të shfrytëzohet zgjidhje e e njëjtë edhe për Marrëveshjen, por edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Njëra nga ato zgjidhje, është që të dy ligjet të dërgohen në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrim të presidentit Gjorge Ivanov.

Por, Xhaferi lë hapësirë që Ivanov të rimendohet dhe ta nënshkruajë Marrëveshjen, në këtë, ashtu siç tha, moment historik për shtetin.

Xhaferi ka theksuar gjithashtu se Kuvendi patjetër duhet t’i zbatojë vendimet dhe se të gjithë ata që kanë mëdyshje për ligjet, duhet që të dorëzojnë iniciativa përpara Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, i cili mes tjerash parasheh ndryshimin e emrit kushtetues, nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov.

Sipas procedurës, afati përfundimtar për caktimin e seancës kuvendore për të njëjtën është më 20 korrik, ose 30 ditë nga dita e votimit të parë.

Sipas kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, në rast të vetos së presidentit të shtetit, ligji përsëri shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht do të duhet që të marrë së paku 61 vota. Ligji në këtë rast përsëri dërgohet te presidenti, i cili sipas Kushtetutës, e ka obligim që ta nënshkruajë.

Megjithatë, praktika thotë se presidenti di edhe ta shkelë Kushtetutën, që do të thotë se edhe në këtë rast të mos e nënshkruajë dekretin, ashtu siç është rasti me ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ende është i bllokuar te presidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button