Në skenën e Manastirit, Makbethi foli gjuhën e Nolit (VIDEO)

Në mbrëmjen e gjashtë të festivalit tradicional që mbahet për çdo vit me emrin “Shekspir festival në Manastir”, në skenën e ambienteve të Teatrit të Manastirit, u ngjitën aktorët e Teatrit Shqiptar nga Shkupi me dramën Makbeth të Shekspirit të madh. Manastirasit të etur për fjalën artistike shqipe, sidomos atë të Fan S.Nolit i cili ka bërë përkthimin, kishin ardhur për ta të përcjellë interpretimin e mrekullueshëm të roleve të personazheve të ndërlikuar të kësaj drame.

Njohësit e mirë të krijimtarisë dramaturgjike të Shekspirit në superlativ u shprehën për aktorët, duke konstatuar se ansambli i Teatrit Shqiptar disponon me aktorë të gatshëm për të realizuar role edhe më të ndërlikuara.

Aktorët, secili në mënyrën të tij, ishin mishëruar me rolin të personazhit të cilën e interpretonin. Ky edhe ishte provokim i vërtetë ndaj publikut për t’i përcjellë në fund me duartrokitje që vazhduan deri kur aktorët braktisën skenën.

Bartësi i rolit kryesor, aktori Muzbajdin Qamili, për këtë sukses lavdëroi punën e regjisores Diana Dobreva nga Bullgaria, për të cilën potencoi se “ajo jo vetëm që punoi me përkushtim të madh, por është edhe njohëse solide të personazheve të veprave të Shekspirit, e cila i ka studiuar deri në hollësi karakteret e tyre, kështu që nuk ishte lehtë të punohet me këtë regjisore të mrekullueshme.”

Të pyetur se çfarë mikpritjeje kanë hasur nga organizatori, Teatri i
Manastirit, të gjithë të konsultuarit u shprehën se janë të kënaqur me nikoqirin. Ata thanë se më të kënaqur kanë mbetur nga publiku i Manastirit.

Muzbajdini dhe Vebi Qerimi, i cili në mesin e aktorëve të Manastirit ka kolegë të cilët me respekt shprehen për të, konstatojnë se shqiptarët e Manastirit, meritojnë aktivitete më të shpeshta të këtilla kulturore që shihej edhe entuziazmi i tyre, përfundojnë bashkëbiseduesit.

Nga Qenan Hasani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button