Në korrik pritet të caktohet data e referendumit për emrin

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, sot paralajmëroi se pritet që në korrik të caktohet data për mbajtjen e referendumit për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

“Sipas paralajmërimeve, nëse referendumi mbahet në fund të shtatorit, në fund të muajit korrik e shpallet data, që të përmbushet afati ligjor prej 60-90 ditë deri në mbajtjen e tij. Unë nuk mund të supozoj se bojkoti mund ta dështojë të njëjtin, sepse nuk është kompetencë e imja”, tha Xhaferi.

Ndryshe, epilogu i referendumin për çështjen e emrit apo Marrëveshjen me Greqinë, gjegjësisht për ndryshimin e emrit kushteutes të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të jetë kyç për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Epilogu i referendumit do të jetë vendimtar, nëse Maqedonia do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019-të, dhe a do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

Zaev beson se referendumi për emrin do të ketë sukses

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button