Publikohet deklarata përfundimtare e Samitit të Liderëve të BE-së

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) publikuan deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së në të cilën janë marrë vendime në lidhje me çështje si migrimi, Rusia, zgjerimi i BE-së, siguria dhe tregtia, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata është dakorduar pas negociatave intensive të liderëve, të cilët mbrëmë nuk arritën rezultat për shkak të pengesës së Italisë në samitin e mbajtur në Bruksel.

Dritë jeshile “qendrave rajonale të evakuimit” për refugjatët

Në deklaratë është nënvizuar se vala e migrimit ilegal për në BE është zvogëluar për 95 për qind në saje të masave të marra në lidhje me refugjatët, temë kjo që përbënte pikën kryesor të agjendës së samitit, ndërsa thuhet se rritje ekziston në fluksin e refugjatëve në rutën e Mesdheut Lindor dhe Perëndimor.

Deklarata thekson se do të vazhdojë solidariteti me shtetet “frontale” nga të cilat refugjatët hyjnë në BE, siç është Italia, kurse është marrë vendimi që në bashkëpunim të afërt me shtetet e treta të analizohet ideja për mbledhjen e refugjatëve të shpëtuar në detra në “qendra rajonale të evakumit” jashtë territoreve të shteteve anëtare.

Te gjitha shtetet anëtare të unionit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për refugjatët e shpëtuar në territoret e BE-së, thuhet në deklaratën përfundimtare.

Liderët po ashtu kanë marrë vendim për lëshimin e pjesës së dytë të mbështetjes për refugjatët sirianë në Turqi në vlerë prej tre miliardë eurosh dhe për transferimine 500 milionë eurove për Fondin e BE-së për Afrikën.

Në deklaratën është theksuar nevoja që të gjitha vendet anëtare të mbrojnë në mënyrë të fuqishme kufijtë e jashtëm dhe t’i rrisin punimet për kthimin e migrantëve ilegalë.

Ndërkaq, deklarata thekson nevojën që shtetet anëtare të unionit të marrin masa për të penguar lëvizjat sekondare të refugjatëve, konkretisht refugjatëve që regjistrohen në një shtet dhe më pas kërkojnë azil në një shtet tjetër.

Sipas deklaratës, këto lëvizje rrezikojnë Sistemin e Përbashkët Evropian të Azilit dhe marrëveshjen e Schengenit.

Përgjegjësi më e madhe në mbrojtje

Në deklaratën përfundimtare të liderëve thuhet se BE duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për të garantuar sigurinë e saj dhe për të qenë partner i besueshëm në fushën e mbrojtjes.

Në këtë drejtim, deklarata ka bërë thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së dhe në të njëjtën kohë të zbatohen dispozitat e Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar (PESCO).

Mbështetje për kundërpërgjigen tregtare ndaj SHBA-së

Në deklaratë i është dhënë rëndësi thellimit dhe ruajtjes së sistemit shumëpalësh të mbështetur në rregullat e BE-së kundër tensioneve tregtare.

Liderët e BE-së kanë bërë thirrje për zhvillimin e funksionimit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ndërsa kanë nënvizuar nevojën që temat si mbështetja tregtare, zhvillimi dhe sanksionet efikase dhe transparente të përditësohen në strukturën e OBT-së.

Deklarata e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e SHBA-së për tarifa doganore shtesë ndaj importit të çelikut dhe aluminit, duke shprehur mbështetje të plotë ndaj kundërmarsave për ruajtjen e tregjeve të BE-së dhe për procesin ligjor në OBT.

Marrëdhëniet e jashtme

Në deklaratë është shprehur mbështetje për marrëveshjen për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa bëhet e ditur se është miratuar deklarata përfundimtare e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në lidhje me zgjerimin.

Po ashtu, deklarata bën thirrje që Rusia të konsiderohet përgjegjëse për rrëzimin e avionit MH17 të Malaysia Airlines, duke theksuar se Rusia duhet të bashkëpunojë për zbardhjen e të vërtetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button