Policia e Kosovës merr operacion kundër të dyshuarve për terrorizëm

 Gjatë një operacioni policor të ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Terrorizmit pranë Policisë së Kosovës tre persona janë shoqëruar në këtë drejtori në cilësinë e të dyshuarve për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Policia e Kosovës thuhet se “pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe në vazhdimësi të operacionit të datës 05 qershor 2018, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës, Prizren dhe Skenderaj, për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.

Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj një të dyshuar tjetër, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar armë dhe disa pajisje elektronike, ku thuhet janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.
Siç theksohet në komunikatë me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button