Debat: dialogu me BE-në, garë në të cilën nuk marrim pjesë

Dialogu paraqasës i nivelit të lartë paraqet vetëm trajnim për kampionatin evropian në të cilin Maqedonia nuk merr pjesë, dhe gjithashtu nuk e di se kur dhe nëse do të kualifikohet. Me këto fjalë e vlerësoi pozitën e Maqedonisë  në këtë dialog të lartë me BE-në analisti Suad Misini, sot në debatin me temë ‘Para dhe dialog në nivel të lartë’ që u zhvillua në lokalet e shoqatës ‘Qytetarë për Maqedoni evropiane’

 Gazetari Vasko Pop Petreski vlerëson se manipulimi me dialogun zhvillohet në dy nivele, nga njëra anë qeveria dëshiron ta paraqesë atë si fillim të dialogut për anëtarësim dhe nga ana tjetër, BDI dëshiron ta shkruaj si meritë dhe sukses të saj.

Analisti Edmond Ademi vlerësoi se dialogu në thelbin e tij nuk sjell asgjë të re dhe se paraqet vetëm mekanizëm me të cilin BE dëshiron të ngrit proceset euro-integruese në Maqedoni, sepse ato gjenden në situatë të mjerë.

Gazetarja Aneta Dodevska theksoi se shteti ka shfrytëzuar vetëm 29 për qind të fondeve IPA, ndërsa Lidija Dimova nga Qendra për trajnim evropian e kritikoi ashpër qëndrimin e qeverisë  për IPA programin 2, që sipas saj është joadekuat. 

Të pranishmit në debat kkishin konkluzion të përbashkët se qeveria nuk dëshiron ti përdorë këto fonde nga BE-ja, pasi ka tjera prioritete, siç është për shembull ngritja e përmendoreve në vend të infrastrukturës.

Në debatin që e organizuan OJQ Infoqendra, në bashkëpunim me QPTE dhe organizatën për shoqëri të hapur Maqedoni, diskutuan edhe për situatën në media. Nga monitoringu që është bërë në periudhën janar-prill 2012 është vlerësuar se mungon qasja analitike për procesin e euro-integrimeve./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button