IMM: Mbyllja e A2, kërcënim ndaj shprehjes së lirë

Marrja e lejes së emetimit të TV A2 nga ana  e Këshillit të radiodifuzionit për shkak të mos respektimit të formatit programor, seriozisht e vë në rrezik lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Maqedoni. Kështu shkruhet në kumtesën e Institutit maqedonas për medie lëshuar sot pas mbylljes së TV A2.

“Neni 63 i Ligjit për radiodifuzion nuk përmban dispozitë të qartë se bazë për marrje të licencës mund të jetë shkelja e formatit të programimit. Ekspertët e  Këshillit të Evropës gjatë hartimit të Ligjit për veprimtari radiodifuzive në vitin 2005, në mënyrë të qartë paralajmëruan se një dispozitë e tillë në ligj nuk duhet të ekzistojë për shkak të mundësisë së abuzimit të saj” thonë nga IMM.

KRD duhet ta njoftojë publikun nëse edhe televizionet e tjerë plotësisht i përmbahen formatit të programimit, ose bëhet fjalë për aplikimin selektiv të ligjit.

“Mënyra e tillë e përballjes me situatat komplekse të medieve nga ana e institucioneve kontribuon në përkeqësimin e mëtejshëm të ambientit demokratik dhe lirisë së shtypit në vend” thonë nga IMM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button