PDSH kundërpërgjigjet: BDI gënjen

Vazhdojnë përplasjet mes PDSH dhe BDI. Pas deklaratës së Abdylaqim Ademit i cili tha se BDI nuk është fajtore për ngritjen e përmendoreve të projektit ‘Shkupi 2014’, PDSH reagoi duke thënë se Aleksandrin e Madh e ka vendosur Ali Ahmeti dhe këtë gjë e pranoi.

“Nuk thonë kot- Mos e vet se të kallëzon vetë! Kjo është deklarata e Ali Ahmetit dhënë në Kanal 5: “Për vendosjen e “Aleksandrit”, ne duhet të jemi të sinqertë, është vendosur në kohën kur në koalicion kanë qenë LSDM-BDI, BDI-LSDM. Është marrë vendim në qytetin e Shkupit dhe është votuar në Këshillin e Shkupit. Vendimi është marrë në kohën kur kanë Qeverisë BDI-LSDM vendimi është marrë në qytetin e Shkupit për vendosjen e Aleksandrit të Madh” tha deputeti Bekim Fazliu.

Sipas tij,  emërues i përbashkët i diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni është çdoherë Ali Ahmeti, i cili herë është me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin dhe asnjëherë me shqiptarët.

“Le të përgjigjet para opinionit: Me kë i ideoi Përmendoret e: Branitellave, Nikolla Karevin, Dame Gruevin, Çenton, Filipin, Justinianin, Prometeut, Car Samuilin, Gemixhinjtë, Gjorçe Petrovin, Luajt, Kuajt, Kishën në Kala, Popat Klimentat,Kirilat e Metodat, që janë vendos në drejtim të shqiptarëve të Cairit që ti kryqëzojnë. Duhet me pranuar se këtu mungojnë vetëm Aliat dhe Nikollat. Nuk e pyesim Aliun për realizuesit sepse kjo veçmë dihet botërisht, e dëshmuar edhe me votimin e buxheteve nga ana e BDI-së dhe atë 10 buxhete radhazi – Këto janë dëshmi dhe fakte e jo fjalë të kota dhe gënjeshtra” tha deputeti Bekim Fazliu.

Ai theksoi se sa i përket PDSH-së është e vërtetë që kjo parti mban vulën dhe realizimin e shtëpisë së Nënë Terezës, Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërorë të shqiptarëve dhe dhënien e lejes për vendosjen e përmendores së Skënderbeut në Shkup.

“Projekte tanimë të prekshme dhe jo premtime boshe të tipit Ali Ahmetjan-BDI, që prej 2010-ës shesin pallavra se do vendosin edhe 2-3 figura të shqiptarëve në shesh të Shkupi, por që shqiptarët nuk i shohin askund, kjo i ngjan hapjes së pikës kufitare Llojan-Miratoc ,ku përgjigjen më të mire ua dha plaku i Llojanit se çfarë kanë çel!” tha Fazliu duke porositur BDI-në se nuk mund të gënjejë kurrë popullin tërë kohës.

Fazliu para gazetarëve ka prezantuar lejen për Skënderbeun.

Lajme të ngjashme

Back to top button