Rreth 15 fëmijë nga Maqedonia helmohen në Turqi

Rreth 15 fëmijë nga Maqedonia, pjesëmarrës të Olimpiadës së gjuhës turke në Stamboll, janë hospitalizuar për shkak të helmimit me ushqim, lajmëroi agjencia e lajmeve Anadolia.

Fëmijët janë dërguar në spital të martën, pasi ishin ndjerë keq disa orë pas vizitës së një restoranti lokal.

Pritet që të mërkurën fëmijët të lëshohen nga spitali.

Olimpiada e gjuhës turke është në organizim të Asociacionit ndërkombëtar për gjuhën turke, ndërsa sivjet janë mbahet për herë të 10-të. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button