Rama: Kam marrë ftesë për në Bruksel, do diskutojmë punën përgatitore

Kryeministri Edi Rama duke folur në seancën e sotme plenare tha se Shqipëria ka marrë një datë për çeljen e negociatave.

Sipas tij tashmë barra e Shqipërisë është e rëndë dhe se duhet të përmbyllë procesin e reformave.

“Të debatosh që Shqipëria ka këtë opozitë, e cila është vetmja në historinë e integrimit në BE që është kundër këtij integrimi. Këtë do të debatojmë ne këtu? Këtë e thonë të gjithë miqtë e Shqipërisë që ne takojmë dhe që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke bërë më shumë se këta. Të debatosh pse opozita jonë është e vetmja që thotë Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Europian ka edhe një kartolinë urimi për shqiptarët dhe maqedonasit.

Që KE përshëndet vendimin që miqtë dhe partnerët tanë na urojnë dhe vazhdojnë edhe sot të na komunikojnë për të uruar. Është njësoj si të debatosh pse keni rënë në prerin e Esad Pash Toptanit? Sinqerisht ne nuk kemi fare punë me këta, se kemi mjaft punë për të bërë dhe në këtë stad të ri, barra jonë është plotësisht e rëndë dhe nuk mund t’i mbajë këta në kurriz”, tha Rama.

Ai u shpreh se ka marrë një ftesë për në Bruksel.

“Kam marrë ftesën me kryeministrin e Maqedonisë për të shkuar në Bruksel për të filluar diskutimin për punën përgatitore, e cila është puna e gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jepni dorëheqjen”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button