Komuna Qendër i rrëzoi disa tarraca të kafeneve të cilat ishin ndërtuar pa leje

Komuna Qendër sot ka filluar me largimin e tarracave përpara objekteve hotelierike, pasi që pronarët, edhe pas gjashtë muajve, aq sa u është dhënë afat, vetë nuk i kanë larguar, njofton Portalb.mk.

“Pas një numrit të madh të ankesave të banorëve të Komunës dhe pas miratimit të vendimit nga ana e inspektorati përkatës, palëve të përfshira u është dhënë hapësirë më shumë se gjashtë muaj që vetë t’i largojnë objektet e vendosura në mënyrë të paligjshme. Pasi që atë nuk e kanë bërë, Komuna ka vepruar për kryerjen administrative të akteve të miratuara juridike”, informojnë nga Komuna.

Aksioni në Komunën Qendër për menaxhim me vendosjen e pajisjeve urbane në mënyrë të palejuar do të vazhdojë edhe në periudhën e vazhdueshme, me qëllim që siç thonë nga Komuna Qendër, të normalizohet komunikacioni për njerëzit dhe veturat në tërë territorin e Komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button