SPGM e tmerruar nga marrja e koncesionit të A2

“Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë është tmerruar nga lajmi për marrjen e koncesionit të televizionit A2 nga ana e Këshillit radiodifuziv, pikërisht në periudhën e konsolidimit të televizionit, i cili ofroi mundësinë për punësimin e një numri të madh të kolegëve tonë të cilët mbetën pa të ardhura pas mbylljes së televizionit A1. Revolt të veçantë shkaktoi cinizmi në shpjegimin e Këshillit radiodifuziv në lidhje me marrjen e së drejtës për emetim për shkak të “mos respektimit të skemës programore”. Në kushte kur në tregun e mediumeve në Maqedoni çdo ditë thyhen rregullat e KRD-së, numërimi i përqindjes së programit argëtues është një dyfytyrësi të cilën as që mundohet ta fshehin”, thuhet në reagimin e SPGM-së, pas vendimit të KRD-së për t’ia marrë lejen e punës televizionit A2.

“Koincidenca” e datës së mbledhjes në të cilën u soll vendimi për marrjen e koncesionit me marrëveshjen për dekriminalizimin e shpifjes nuk do ta ul rëndësinë e vendimit me të cilin një numër i madh i kolegëve tanë përsëri ballafaqohen me papunësi, e as dyshimet se bëhet fjalë për zbatim selektiv të ligjeve për përballje me gazetarët kritikë.

Me këtë vetëm vërtetohet vazhdueshmëria e trendit i cili po e shpie  Maqedoninë në fund të listës së shteteve sipas lirisë të të shprehurit dhe të drejtave sociale të punonjësve nëpër mediume, thuhet në lajmërimin e SPGM-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button