KE përshëndet marrëveshjen mes SHGM-Qeveri,për A2 asnjë fjalë

Përderisa nga njëra anë mbyllet TV A2, nga ana tjetër Qeveria arriti marrëveshje me gazetarët.
Brukseli përshëndet këtë të fundit ndërsa nuk është prononcuar për të parën. 

Petar Stano, zëdhënës i euro komisarit për zgjerim të BE-së Stefan Fyle, tha se marrëveshja e sotme mes Qeverisë së Maqedonisë dhe SHGM-së në lidhje me dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit është një ndër pikat kryesore të procesit të anëtarësimit dhe se Komisioni Evropian e përshëndet këtë marrëveshje.

Stano tha se marrëveshja e sotme në Shkup është një lajm i shkëlqyeshëm jo vetëm për Qeverinë e Maqedonisë, por edhe për mediumet dhe lirinë e tyre të shprehjes.

“Kjo çështje ishte në fokusin e KE, duke marrë parasysh se çështja e lirisë të së shprehurit  dhe lirisë së mediumeve është një ndër pikat kryesore në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe njëkohësisht përshëndesim këtë marrëveshje”, theksoi zëdhënësi i Fyle-s.

Sipas Stano, kjo marrëveshje paraqet një zhvillim pozitiv i dialogut në nivel të lartë për anëtarësim i cili po zhvillohet mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, një rezultat konkret nga ky  dialog dhe dëshmi për efikasitetin e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button