Ahmeti-Benxhamin: Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Nё selinё e Bashkimit Demokratik pёr Integrim, kryetari i kёsaj partie.Ali Ahmei, priti nё takim delegacionin e institutit tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs NDI, tё kryesuar nga drejtori i saj pёr Europё, Robert Benxhamin si dhe drejtorin e NDI pёr Maqedoni, Kris Henshou.

Nё takim u bisedua pёr bashkёpunimin e deritanishёm dhe tё ardhshёm tё BDI-sё dhe institutit amerikan, sidomos pёr mundёsitё e bashkёpunimit me qendrёn analitike “Abdilaqim Ademi “, nё drejtim tё demokratizimit tё mёtutjeshёm dhe ngritjes sё kapaciteteve tё reja kadrovike.

Kryetari i BDI-sё, Ahmeti vlerёsoi lartё bashkёpunimin e deritanishёm me kёtё institut me renome ndёrkombёtare duke ritheksuar nevojёn e bashkёpunimit tё vazdueshёm nё drejtim tё prespektivave tё reja dhe BDI-nё e sё ardhmes duke pasur parasysh se NDI mbёshtet fuqishёm politikat e Bashkimit Demokratik pёr Integrim.

Bashkёbiseduesit poashtu diskutuan lidhur me situatёn politike në vend dhe perspektivat veriatlantike tё vendit, sidomos pas arritjes sё marrёveshjes me Republikёn e Greqisё lidhur me çeshtjen e emrit dhe pregresin e ri pёr
vendin tonё.

Nё takim morёn pjesё nёnkryetarёt e partisё, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button