fbpx

Pendarovski: Presim paralajmërim zyrtar për ftesë në NATO

Nesër presim paralajmërim zyrtar nga selia e NATO-s në Bruksel se Maqedonisë do t’i jepet ftesa zyrtare në Samitin e ardhshëm të Aleancës në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, deklaroi sot Koordinatori kombëtar për në NATO, Stevo Pendarovski në Seminarin e 98-të ROS-ROT që mbahet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg do ta publikojë atë që qytetarët e Maqedonisë e presin me vite. Kjo do të jetë një etapë e përfunduar nga asociimi ynë në Aleancë, duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë është rekord të palavdishëm me 19 rrethe nga plani aksional për anëtarësim në NATO”, tha Pendarovski.

Ndërkohë, siç tha ai, Maqedonia tregoi nivel lakmues të rezistencës, qëndrueshmërisë, duke pasur parasysh se dy herë ndodhej në skaj.

“Për herë të parë ndodhi në vitin 2001 kur kishim konflikt të brendshëm, ndërsa vetëm katër vite më vonë në vitin 2005 morëm statusin kandidat për në BE. Hera e dytë kur u kthyem nga skaji është viti i kaluar kur pas 11 viteve regjim të fortë autokratik, për vetëm një vit morëm ftesë për anëtarësim në Aleancë. Tani, një vit pas ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend po bisedojmë që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës dhe në mënyrë parimore datë të dakorduar për negociata me BE-në për në qershor të vitit të ardhshëm”, vlerësoi Pendarovski.

Ai shtoi se vitin e kaluar Maqedonia ka mbyllur tre çështje strategjike – e para është nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që sipas tij ka qenë gurë rrëzimi për inkuadrimin në BE. Në plan të brendshëm është miratuar Ligji për gjuhët – element strumbullar i Marrëveshjes së Ohrit dhe e fundit është nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhje të kontestit me emrin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close