Pesë truqe për bërxolla të shijshme

Kur ta nxirrni mishin nga frigoriferi, lëreni pak të qëndrojë në temperaturë dhome para se të filloni ta fërgoni. Erëzat lërini drejtpërdrejt para përgatitjes.

Mishin e përgatitur lëreni pak të qëndrojë para se ta prisni.

Në vijim po ju japim disa këshilla se si duhet të përgatitni mishin, transmeton Telegrafi.

1 – Kur ta nxirrni mishin nga frigoriferi, lëreni pak të qëndrojë në temperaturë dhome para se të filloni ta fërgoni. Nëse menjëherë e qitni në tigan, ndërkaq dëshironi bërxollë mesatarisht të pjekur, rrezikoni që përbrenda të mbetet e papjekur.

2 – Qitni erëza drejtpërdrejt para përgatitjes, sepse nëse e bëni këtë veprim disa orë më parë, bërxollat mund të mbeten të thata.

3 – Gjatë fërgimit, mos e shponi mishin me pirun me qëllim që ta rrotulloni, sepse në atë mënyrë lëngjet dalin dhe bërxollat do të bëhen më të thata.

4 – Mos u frikësoni nga nxehtësia, ndonjëherë është e domosdoshme që ta nxehni tiganin në temperatura të larta, për shembull kur dëshironi t’i bëni kërcëlluese koret e bërxollës së pulës apo të viçit. Gjithashtu kur fërgoni dhe piqni mish, mos e mbushni tiganin, sepse do të ftohet tepër dhe nuk do të qarkullojë mjaft nxehtësi përreth mishit.

5 – Kur mishi të jetë gati, lëreni të qëndrojë 5 – 10 minuta para prerjes, sepse ashtu lëngjet të cilat gjatë zierjes “kanë ikur” pas shpimit të bërxollës, do të kthehen në qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button