fbpx

KF Shkupi zhvillon kampin stërvitor në Bolu të Turqisë

Klubi i Ligës së Parë futbollistike në Maqedoni, KF Shkupi, zhvillon kampin stërvitor të sezonit të ri në qytetin Bolu të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkupi, me një ekip prej 34 personash duke përfshirë edhe drejtuesit e klubit ndodhen në kampin stërvitor në një hotel në malin Bolu, ndërsa stërvitjet i kryen nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani.

Futbollistët të cilët zhvilluan stërvitjet në fushën e hotelit, përgatiten për sezonin e ri.

KF Shkupi sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e 4-t, ndërsa pjesën e parë të kampit stërvitor në Bolu do ta përfundojë më 3 korrik.

Kujtojmë se Shkupi në UEFA Ligën e Evropës do të përballet me klubin skocez Glasgow Rangers, më datat 12 dhe 19 korrik.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close