Prononcohet KRD-ja: A2 nuk arriti të përshtatë programin sipas lejes për punë

Pas votimit për marrjen e licencës televizionit A2, me kumtesë me shkrim doli edhe KRD-ja.

Sipas tyre leja për punë televizionit A2 i është marrë për shkak se edhe përskaj dhënies së disa afateve shtesë për adaptimin e programeve sipas Ligjit për aktivitet radio-difuziv, A2 nuk ka arritur të përshtat atë, përkatësisht që siç thotë neni 63 nga ligji, të ketë maksimum 65 për qind të programit me përmbajtje zbavitëse, ndërsa në rastin e televizionit A2 kjo përqindje arrin në 75.68 për qind, thuhet në Kumtesën me shkrim të KRD-së.

‘Monitoringu i fundit i servisit programor të SH.T.R. televizioni A2  tregoi se ky televizion ka tejkalim serioz nga formati kryesisht zbavitës, që i është dhënë. Në vend se të ketë maksimum 65 për qind program që plotëson funksionin zbavitës, emeton 75.68 për qind,  ndërsa më shumë se 2/3 e tij janë reprizë’, thuhet në kumtesë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button