Perdju: SHBA e do Maqedoninë në NATO, Xhaferi thotë se referendumi do të jetë pozitiv

Ish i dërguari special në Ballkan nga SHBA, në periudhën 2001, Xhejms Perdju, i cili e përdori emrin e ri – Maqedonia e Veriut, e vlerësoi si historike marrëveshjen për emrin.  Ai tha se qëndrimi i Uashingtonit në lidhje me pranimin e Maqedonisë në NATO, nuk ka ndryshuar dhe e përkrah atë për tu bërë anëtare e plotfuqishme, njofton TV21.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, është i bindur se referendumi për emrin do të jetë pozitiv, kurse marrëveshja me Greqinë do të zbatohet nga të dyja anët, më së voni deri në fund të këtij viti, ose kah fillimi i janarit, kur Maqedonia do të bëhet edhe anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, shpreson se liderët e Aleancës do ta ndjekin shembullin e BE-së dhe se Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të të NATO-s. Këto fjalime u bënë në Kuvendin e Maqedonisë ku po mbahet Seminari i 98. ROS-ROT

Maqedonia mori datë të kushtëzuar për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button