Qeveria akoma nuk ka zgjedhur negociues kryesor me BE-në

PREMTIM: Që në vitin e parë do të inicohet procesi i emërtimit të negociuesit kryesor me BE me mundësi zgjedhjeje me konsensus në mes qeverisë dhe opozitës, i cili do të fillojë me përgatitje e pozocioneve negociuese për gjqyësorin dhe të drejtat themelore (23) dje për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë (24) 

Premtimi për emërtimin e negociuesit kryesor me BE-në është premtim i papërmbushur i Qeverisë së RM-së. Në Programin për punë të Qeverisë (2017-2020) faqe 13, në pjesën kushtuar premtimeve të qeverisë për integrime euroatlantike në vend, mes tjerash, parashihet që në vitin e parë të mandatit të Qeverisë, të inicohet procesi për zgjedhjet të negocuesit kryesor me BE-në edha atë me konsensus mes qeverisë dhe opozitës.

Qasja jonë parasheh zhvillim të kulturës së debatit dhe transparencë të tërësishëm të procesit të qasjes ndaj Bashkimit  Evropian. Që në vitin e parë do të inicohen procesi i emërimit të negocuesit kryesor me BE-në me mundësi që të zgjidhet me konsensus mes qeverisë dhe opozitës, i cili do të fillojë me përgatitjen e pozicioneve negociuese për gjyqësorin të drejtat themelore (23) dhe për drejtësi, liri dhe siguri (24). 

Me 01.06.2018 saktësisht kaloi një vit që nga mandatit i Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Por, deri më tani (26.06.2018) në opinion, askund nuk është përmendur se është duke u zgjedhur negociuesi kryesor me BE-në, aq më pak ndonjë emër. Ndërsa, sipas njohurive tona, nuk është dorëzuar asnjë propozim deri te opozita VMRO-DPMNE, sepse në Programin e Qeverisë parashihet që ai të zgjidhet me konsensus mes qeverisë dhe opozitës.

Zgjedhja e negocuesit kryesor është shumë e rëndësishme, sepse Qeveria, me nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë për zgjedhjen e emrit, pritet që Këshilli i BE-së në Brukses i cili do të mbahet me 28 dhe 29 qershor në Bruksel, të merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Është e njohur, përderisa Maqedoni merr datë për negociata, temat e para që do të hapen janë e 23 (gjyqësori dhe të drejtat themelore) dhe e 24 (drejtësia, liria dhe siguria). Këto janë temat të cilat përmenden në Programin e Qeverisë për të cilat do të duhet të specializohet negociuesi kryesor.

Kryeministri Zoran Zaev me 24.04.2018, në seancën e Komisionit për çështje evropiane, njoftoi se negociatat për anëtarësim në BE do t’i realizojnë njerëzit më të mirë të institucioneve.

Pas marrjes së vendimit për negociata në qershor, do t’i përgatisim edhe negociuesit. Me këtë hap do të demonstrojmë seriozitet. Për këtë rast do të na duhet njerëzit më të mirë të institucionit. Duhet të kemi parasysh se anëtarësia në BE do të hap temat më të rëndësishme, si reformat në gjyqësor, qeverisjen e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë. Sistemi shtetëror i reformuar do të na ndihmojë që të arrijmë deri te sistemet politike evropiane. Të nxehim duart, na presin shumë punë”, tha Zaev në daljen e tij, transmetoi Makfaks.  

Në lidhje me zgjedhjen e negocuesit kryesor me BE-në, në Qeveri thonë se procesi është duke u realizuar.

Procesi është duke u realizuar, akoma nuk kemi zgjedhur negociues. Në të njëjtin moment kur do të caktohet emri i negocuesit, menjëherë do të ju njoftojmë – ju përgjigj zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski pyetjes së “Vërtetmatësit”

Duke pasur parasysh gjithë këto që u thanë më lartë, mund të thuhet se premtimi i Qeverisë për emërtimin e negociuesit kryesor me BE-në me mundësi që të zgjidhet me konsensus mes qeverisë dhe opozitës, është i parealizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button