Gjermania kurrë nuk kishte ngecur në fazën e grupeve të një Botërori

Favoritet e mëdha të Botërorit po arrijnë me vështirësi objektivat e tyre… përveç Gjermanisë.

Skuadra e Joachim Low e bëri të pavlefshme fitoren me vuajtje ndaj Suedisë disa ditë më parë dhe tregoi se ai sukses nuk nënkuptonte se kampionët në fuqi të Botës ishin kthyer si më parë, transmeton Top Channel. 

Gjermania nuk do ta mbrojë titullin, pasi në grupin F grumbulloi vetëm 3 pikë në 3 ndeshje. Përveç disa elementëve të rinj si Werner, Goretzka dhe Kroos, brezi i suksesshëm i futbollistëve gjermanë ka nevojë për t’u zëvendësuar.

Është hera e parë në histori që Gjermania largohet nga Botërori pa kaluar fazën e grupeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button