Edhe përkundër vendimit gjyqësor fillojnë punimet për hapjen e kazinos në Tetovë

Përkundër protestave të banorëve të Reçicës në Tetovë, me shoqërim të forcave policore pasdite kanë filluar punimet për hapjen e kazinos në këtë lagje, apo përballë Universitetit të Tetovës. Drejtues të lëvizjes anti-kazino të cilët pretendojnë se Gjykata Administrative ka ndaluar vazhdimin e punimeve për hapjen e kazionos, kanë shkuar në selinë e BDI-së për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër hapjes së kazinos dhe me çdo kusht kërkojnë takim me kreun e integristëve Ahmeti dhe kryetaren e Tetovës Teuta Arifin. Ata paralajmërojnë edhe protesta të reja.

“Edhe pas gjitha vendimeve që janë se te ai objekt nuk mund të hapet kazino, sot hasëm në provokimin më të ashpër sepse vendosin derën kryesore dhe kanë vendosur reklamat nëpër dritare Admiral kazino. Edhe përkundër vendimit të gjyqit administrativ ata nuk respektojnë asnjë rregull. Prej Teuta Arifit dhe kryetarit Ahmeti kërkojmë përgjegjësi politike se ata janë në pushtet dhe do kërkojmë që ligji të veprojë urgjentisht. Që të mos vij të del ligji në dorën e popullit por të veproj sikur duhet.ne jemi duke u përgatitur urgjentisht për protestë dhe do paraqesim edhe ne padëgjushmëri qytetare derisa pushteti nuk vepron”, tha Jushi Emurllahi anëtar i këshillit kundër kazinove.

Gjykata Administrative ka marrë vendimin që ta ndalojë hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button