Kush është personi që e bindi Francën që të mos e bllokojë Maqedoninë drejtë BE-së?

Në hije të garës dhjetëorëshe për kompromis mes vendeve të BE-së, dje në Luksemburg mbetën përpjekjet e atij që e “shpëtoi” tërë punën: ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Rreth orës 17 dje, pas bisedave të mundimshme, trazirave, ngritjes së zërit dhe shumë frustrimeve dhe të ballafaquar me pamundësinë që të arrijnë marrëveshje për tekstin për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ministrat e punëve të jashtme janë përgatitur të heqin dorë nga konkludime të ndryshme për zgjerim, dhe të kalojnë në dosjet e ardhshme: Polonia dhe Bregziti, të cilat prisnin rend. Ndërsa pyetja t’u dërgohet ose liderëve të Këshillit Evropian më 28 qershor për diskutim politik, ose në ndonjë Këshill të ardhshëm për punë të përgjithshme, në korrik ose shtator.

“Nëse ne nuk arritëm dje të gjejmë kompromis, si do të arrijnë atë ta bëjnë liderët në Samit?, pyet Aselborn.

Franca dhe Holanda, dhe deri diku Danimarka, nuk lëshonin pe për datën, konferencë ndërqeveritare, ndërsa një nga gurët më të ashpër të pengimit, siç është shpesh në BE, ishin formulimet dhe fjalët. Para së gjithash nëse në tekstin të qëndrojë fjala “vendosi”, respektivisht “Këshilli vendosi të ketë hapje të negociatave”.

Ministri gjerman Mihael Roth e braktisi mbledhjen pikërisht diku pas orës pesë, duke cekur se diskutimet për Maqedoninë janë “dëshpëruese”, i ballafaquar me moslëshimin pe të Francës.

Por, kjo ishte para se të dihet se Aselborn, i cili është ministër prej vitit 2004 dhe njohës i mirë i metodave evropiane të negociimit, do të tentojë të japë “mundësi të fundit” për gjetjen e kompromisit.

“E dini, duhet të kem kujdes, nuk guxon të flitet për atë se çka ka ndodhur brenda në mbledhje, por ja po e bëj”, thotë Aselborn në intervistën telefonike për MIA-n.

“I thash vetes se nuk mundet ta përsërisim atë që ka ndodhur në vitin 2016, atëherë nuk kemi pasur konkludime”, shpjegon Aselborn për mbledhjen e djeshme.

“Thash se vendi juaj është kandidat për anëtarësim nga viti 2005 dhe se jemi një hap afër që të zgjidhet kontesti për emrin. Për Shqipërinë, se situata është shumë më e ndryshme se prej para 7-8 viteve, aty ka pasur të vdekur në zgjedhjet më herët, tani është përmirësuar edhe kultura mes opozitës dhe pushtetit”, thotë Aselborn.

Nuk bëhet fjalë, thotë ministri, për biletë falas për të dy vendet, por inkurajim që të mbeten në rrugën e mirë të reformave, se BE-ja i inkurajon dhe i përkrah.

Aselborn në tentim që t’i balancojë të gjitha qëndrimet, pastaj porositi se deri në hapjen reale të negociatave, në Maqedoni do të bëhet “skriningu” (pastrimi i legjislaturës me qëllim të përgatitjes së vendit për fillim të negociatave), se do të kalojnë zgjedhjet evropiane në qershor, ashtu që mund të shkohet drejt konferencës ndërqeveritare, nëse kushtet plotësohen.

Në tekst thuhet se “rruga për negociatat e pranimit hapet në qershor të vitit 2019 dhe sapo të miratohet ky vendim, konferenca e parë ndërqeveritare mund të konvokohet shumë shpejt. Konferencat ndërqeveritare janë organet që hapin kapitujt negociues gjatë gjithë procesit.

“Dhe pastaj pati debat rreth fjalës “të vendoset”, tregon ministri i Luksemburgut. “U thashë atyre: nëse vendos të shkoj në stacionin e trenit, nuk do të them, “Vendosa të shkoj në stacionin e trenit”, por shkoj në stacionin e trenit”, tha Aselborn.

Dhe kështu, dje me shumë kreativitet dhe fleksibilitet u zgjidh nyja e Gordievit për formulimin e hapjes së negociatave për Maqedoninë, në të cilën nga njëra anë Franca e ka satisfaksionin që data për negociata  të jetë pas  zgjedhjeve evropiane, ndërsa deri atëherë të distancohet nga “vendos” të hapë negociatat, edhe pse formulimi siç është në konkludime, respektivisht “pajtohet që të hapë pozitivisht”, nënkupton edhe vendos.

Kështu, për dekada me radhë po zhvillohen gjërat në negociatat në Këshillat e BE-së, rreth nuancave të formulimeve dhe fjalëve të përdorura, diçka që Aselborn e di shumë mirë. Aselborn zbulon një sekret tjetër: ai kishte dëgjuar dje me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, i cili e falënderoi atë për përpjekjet e tij dhe për kompromisin e gjetur, edhe pse ai pranoi se ky kompromis  nuk ishte “ideal”. Por kompromiset evropiane rrallë herë janë ideale.

Mbetet që formulimi ka lënë një shije të hidhur tek një pjesë e opinionit në Maqedoni. A munden ministrat të jenë në gjendje të organizojnë të njëjtën performancë kur duhet dhe konkretisht të fillojnë negociatat? Aselborn është decid:

“Jo, për këtë jam decid, këtë që e bëmë është vullneti për të ecur përpara dhe nuk mund që ta mendoj se do të kemi të njëjtin debat edhe vitin e ardhshëm. Të mos shpekullojmë, tani  jemi në rrugën e duhur, kjo është shumë e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme dhe duhet që të ruajmë qetësinë edhe tek ju edhe në BE”, tha Aselborn për MIA-n.

Në fund e pyetëm Aselbornin nëse në ndonjë moment të caktuar dje u shqyrtua mundësia që Maqedonia dhe Shqipëria të jenë të ndara, siç u sugjerua disa herë nga diplomatët në BE.

“Jo, duhet të jenë së bashku, dje tendenca ishte që të mos ndahen, dhe pse po më pyet tani? Çfarëdo që të përgjigjem tani nuk ka kuptim, kjo tashmë kaloi”, tha Aselborn.

Kompromisi i arritur dje, edhe pse nuk është ideal, është argument se BE-ja megjithatë nuk heq dorë nga rajoni dhe se edhe përkundër rezistencës të disa vendeve anëtare në periudha të caktuara, konsensusi për  perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor është i gjallë, edhe pse mundet që ndonjëherë të vonojë, ky është qëndrimi që mbizotëron në Bruksel një ditë pas këtij takimi të mundimshëm ministror.

“Tani jemi në rrugën e duhur, duhet të fokusoheni tek vendi juaj”, rekomandon veterani i Luksemburgut.

Në fund të fundit, thotë, reformat  janë para së gjithash për vendin dhe për qytetarët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button