Maqedoni, në vitin 2017 – 762 ndërtime të reja pa leje

Në territorin e Maqedonisë vitin e kaluar janë regjistruar 762 objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas llojit të objektit, në mënyrë të paligjshme janë ndërtuar 138 objekte shtëpiake (18,1 për qind), 122 mbindërtime, rindërtime dhe adaptim (16 për qind), 78 objekte afariste (10,2 për qind). Ilegalisht ishin ndërtuar edhe 53 garazhe, 128 gardhe, 10 shkallë (1,3 për qind), 15 tarraca, 24 tarraca verore, 34 objekte kohore dhe 95 objekte ndihmëse.

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme janë në pronësi private.

Sipas lokacioneve, në komunat e Shkupit ka pasur 157 ndërtime pa leje, ku kryeson Karposhi me 39, pas saj pasojnë Buteli me 37, Qendra me 23, Aerodromi me 13, Gazi Baba 12… Në komunat e tjera, në Strumicë 53, Kumanovë ka 44 ndërtime pa leje, Veles 36, Manastir 21.

Në vitin 2016 institucionet përgjegjëse kanë regjistruar 1.037 objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 203 për strehim, 174 mbindërtime, 168 gardhe, 111 objekte afarsite,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button